17 March
Përplasje mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për iniciativën për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe ditën e caktuar për koordinim nga ish kreu Veljanovski. LSDM-ja e konsideron papërgjegjësi caktimin e takimit të koordinatorëve të grupeve parlamentare për të martën, me arsyetimin nga Veljanovski se koordinatori nga radhët VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski është në udhëtim jashtë vendit.
Sqarimi i Veljanovskit se qytetarët e Maqedonisë duhet të presin që Ilija Dimovski të kthehet nga udhëtimi për t’u zhvilluar vazhdimi i seancës konstituive është lojë e turpshme dhe e pamatur ndaj qytetarëve të cilët me muaj presin formimin e Qeverisë, si dhe poshtërim i Kuvendit – thonë nga LSDM.
Megjithatë Dimovski gjatë ditës ka qenë në Shkup dhe ka realizuar edhe një konferencë për media. Iniciativën për mbledhjen e Kuvendit e ka konsideruar si fillim të realizimit të platformës nga Tirana.
Ne si parti do të veprojmë sigurisht në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën por në drejtim të mbrojtjes së interesave shtetërore dhe kombëtare të Maqedonisë. Kjo praktikisht është fillim i realizimit të platformës së Tiranës. Mënyrën se si do të veprojë VMRO-DPMNE-ja pas kësaj nisme në këtë moment nuk do të mundja dhe nuk do të doja ta kumtoj – deklaroi Ilija Dimovski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.
VMRO-DPMNE-ja vazhdon të ftojë Zoran Zaevin të refuzojë kërkesat e Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare dhe të pranojë mbështetjen e VMRO-DPMNE-së për të formuar Qeveri.
Fatlume Dervishi