Vendi akoma po përballet me zjarre aktive, ndërsa institucionet vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e tyre, shkruan Alsat.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat thotë se për momentin shteti nuk ka nevojë për kapacitete të huaja dhe zjarret aktive momentale mund të menaxhohen me resurset e vendit.
Është vënë në kontroll zjarri në Malin Serta që u dogj dhjetëra ditë me rradhë, ndërsa po bëhen kalkulimet e dëmeve të shkaktuara nga zjarrit.
“Dëmin në mënyrë shtesë do ta konfirmojë Ndërmarrja për Pyjet Kombëtare, ose ministria e Bujqësisë, por nga ajo që mund ta shoh….. dëmi i ekonomik në malin Serta, ndoshta nuk është shumë i madh, më i madh është dëmi ekonomik nga resurset që i kemi angazhuar për shuarjen e këtij zjarri. Por dëmi ekologjik është i madh, për fat të keq, dëmi ekologjik, përskaj faktit që u dogj një pjesë e madhe e bimëve…. Me djegien e bimëve, nëse të njejtat janë shkatërruar tërësisht, më tej mund të ndodh erozion gjatë reshjeve”, tha Stojançe Angellov, drejtor i Qendrës për Menazhim me krizat.
Për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë një territor të madh të shtetit punohet me dinamikë të fuqishme dhe gjatë tyre disa zjarrëfikës kanë përfunduar me djegie dhe thyerje të gjymtyrëve.
“Për fat të keq kemi disa zjarrëfikës që kanë përfunduar me djegie, gjegjësisht një zjarrëfikës dhe një banorë i një vendbanimi që gjatë kohës së shuarjes së zjarreve ka marë djegie në të dy duart dhe njërën këmbë. Pardje, komandanti I njësitit të zjarrëfikësve të Shtipit, i theu të dy krahët… poashtu me të ka rënë edhe një tjetër zjarrëfikës që e ka thyer njërën dorë. Një ditë më parë gjatë shuarjes së zjarrit në malin Serta, një zjarrëfikës vullnetarë poashtu e theu krahun…”, u shpreh Stojançe Angellov, drejtor i Qendrës për Menazhim me krizat.
Angellov tha se në vend aktualisht ka 7 zjarre aktive, ndërsa më serioz dhe më I rëndë për shuarje është ai në territorin e komunës Makedonski Brod.
Ai thotë se reshjet e paralajmëruara të shiut, do të ndikonin në përmirësimin e dukshëm të situatës me zjarret. / Alsat.mk