Charles dhe David Koch, vëllezërit miliarderë dhe të fuqishëm amerikanë po financojnë një fushatë prej miliona dollarësh kundër tarifave tregtare të presidentit Donald Trump.
Tre grupe politike të mbështetur nga vëllezërit thonë se do të përdorin reklama, lobim dhe fushata në bazë për të promovuar përfitimet e tregtisë së lirë.
Kompania e dy vëllezërve ka interesa në shumë fusha, që nga naftësjellësit e deri tek kartopecetat për tavolina. Sipas faqes së internetit të Koch Industries, për miliona amerikanë, fjalët vëllezërit Koch dhe aktivizëm politik shkojnë krah për krah. Më herët, vëllezërit Koch kanë financuar grupe që mohojnë ndryshimet klimaterike dhe që sulmojnë sindikatat e të drejtat e punëtorë, por gjithashtu kanë nxitur reformat në drejtësi dhe kanë bërë donacione kolosale për Unionin amerikan të lirive civile. Analistët thonë se Trump dhe vëllezërit Koch nuk janë rivalë natyralë, por ndërhyja e vendosur e presidentit në tregti duket se ka prekur jo pak interesat e tyre.