Besir Bela është dënuar sot me 19 vjet burg për vrasjen e “Komitit” Nikolla Sazdovski, në lagjen Autokomandë. Pas shqiptimit të dënimit ka reaguar vëllai i tij Besar Bela.
“Vendimi është i njëanshëm. Nuk e pranojmë këtë vendim pasi nuk ka patur vrasje mizore. Gjykata ka gjykuar si ka dashur vetë. Kjo përmban bazë politike, prandaj nuk e pranojmë këtë vendim. E pamë me rastin e Almirit të vogël se çfarë ndodhi dhe çfarë po ndodhë tani me këtë rast. Në Maqedoni ende nuk ka drejtësi për shqiptarët”, ka thënë Besar Bela. Përveç Belës, gjykata dënoi edhe Skender Demirin (19 vjeçar) me 19 vjet burg. Të dënuarit obligohen që të paguajnë edhe 10 milionë denarë dëmshpërblim.
Video më poshtë: