Vëllai i Fejzi Azirit, Bedri Ajdari ka shpjeguar se pse ai nuk është kthyer në burg. Ajdari ka reaguar ndaj ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski, i cili deklaroi se Fejzi Aziri është arrestuar.
Ajdari sqaron se situata është krejt ndryshe, nga ajo që thotë Spasovski:
Oliver Spasovski, është e kuptueshme të thuhet se p[ersoni Fejzi Haziri është siguruar me roje, por të thuhet se është arrestuar me urdhër të Burgt të Shtipit është e pakuptueshme, sepse personi nuk është arratisur përtej murit, por është lëshuar në ndërprerje nga ana e organeve kompetente, respektivisht nga Ministria e Drejtësisë.
“Është e saktë se Fejzi Haziri nuk është kthyer në afatin që është paraparë në Vendim, mirëpo para se t’i skadojë afati për ndërprerje, ai në mënyrë ligjore ka kërkuar t’i vazhdohet ndërprerja për shkak të seriozitetit të sëmundjes që e ka marrë pikërisht në ato burgje, ku kushtet për vuajtjen e dënimit i dini shumë mirë.
Ende nuk ka vendin të plotfuqishëm dhe përfundimtar lidhur me statusin, kurse gjatë tërë kohës ka qenë i kapshëm dhe për secilin organ ka dhënë informacione se ku gjendet, prandaj është qesharake të thuhet se personi Fejzi Aziri llogaritet si i arratisur, deri sa statusi i tij Juridikisht është i pazgjidhur nga ana e organit kompetente, respektivisht nga Ministria e Drejtësisë, respektivisht nga Sketori për Sanskione pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Duke e njohur procedurën, Gjykatësi për Realizimin e sanksioneve nuk ka dhënë urdhër për Arrestim për shkak se procedura është në fazë ankimuese në afatin ligjor dhe lidhur me këtë nuk ka vendim. Vendimi do të respektohet pa marrë parasysh nëse Fejzi Aziri do të sigurohet me roje ose jo!
P.s. Z. Ministër, nëse plotësoni dëshira, Goran Nakevski shprehu një dëshirë, e cila ishte publike, dhe e shprehur në seancë gjyqësore në rastin MOnstra, edhe pse nuk pati seancë sepse u prolongua, citoj: “Kërkoj që Zoran Zaev të sillet me gardianë në Gjykatë që të japë deklaratë ashtu siç ua ka kumtuar familjeve ë tyre në Kabinetin e tij. Kështu që të gjithë do ta dimë se çka u ka kumtuar Kryeministri juaj dhe i joni për këtë rast!