Një 27-vjeçar i shpallur i zhdukur disa ditë më parë është kthyer i sigurt pranë familjes së tij.
Vëllai i tij kishte denoncuar humbjen e kontaktit me të që prej datës 2 gusht, ndërsa ai ndodhej në Dhërmi.
Policia e Vlorës njoftoi se i riu, banues në Tiranë, është kthyer në banesë pa probleme. Materialet shtesë janë referuar për vlerësim sipas procedurës.
Njoftimi i policisë Vlorë:
Po këta specialistë referuan materiale shtesë për vlerësim, pasi është kthyer në banesë pranë familjarëve të tij, pa probleme, shtetasi A. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin kishte kallëzuar vëllai i tij se kishte humbur kontaktet prej datës 02.08.2025, në Dhërmi.