27 April
Pasdita krijoi një situatë tejet të tensionuar në Kuvend të përcjellë me fishkëllima, të bërtitura, duartrokitje dhe këngë. Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski kërkoi që shumica e re të ngrihet në këmbë për të marrë në duar institucionin. Krste Mukovski nga VMRO-DPMNE-ja, nga ana tjetër papritur filloi të këndojë himnin e Maqedonisë që bëri të ngrihen në këmbë të gjithë deputetët. Megjithatë pas himnit, deputetët e LSDM-së njëzëri dhe më këngë, kërkuan përgjegjësi nga Nikolla Gruevski dhe përfundimin e tij në burgun e Shutkës.
Në një ndërhyrje procedurale deputeti i Besës, Zeqirja Ibrahimi tha se nëse u thye rregullorja për ndërhyrje procedurale duke u kënduar himni i Maqedonisë edhe ai do të këndojë himnin shqiptar.
“Më vjen keq që në fund e thyet rregulloren dhe e tejkaluat kohën që rregullorja parashikon për ndërhyrje procedural për të kënduar himni. Nëse u lejua të këndohet himni i maqedonas atëherë edhe unë do të këndojë himnin shqiptar”, tha Zeqirja Ibraimi.
Menjëherë pas përfundimit “ndërhyrjes procedurale”, udhëheqësi i seancës konstituive Trajko Veljanovski e përmbylli vazhdimin e seancës konstituive edhe për sot. Megjithatë deputetët e shumicës parlamentare por edhe ata të VMRO-DPMNE-së kanë refuzuar të largohen. Shumica parlamentare kërkon të votohet për tejkalimin në pikën e rradhës kurse VMRO-ja këmbëngul për zgjedhjeve të reja parlamentare. Për momentin raportohet se sitiata është e qetë.