
Kryesuesi i Kuvendit, Trajko Veljanoski ka thënë se Maqedonia do të ketë qeveri të re.
Veljanoski këto qëndrime i ka dhënë para selisë së VMRO-së, ku duhet të mbahet takimi me partitë e koalicionit për ”Maqedoni më të mirë”. ”
“Më shumë informacione dhe detaje do të japim pas mbledhjes së koalicionit por një gjë është e sigurt, Maqedonia do të ketë qeveri deri në mesnatë”, ka thënë Veljanoski para gazetarëve.
Poashtu edhe Antoni Milloshoski tha se sonte VMRO-DPMNE do të vendos për hapat e mëtutjeshme.