Gjuha është liri. Ne, maqedonasit, e dimë këtë më së miri. Kështu e nis postimin e tij Ivon Veliçkovski, kryetar i Lëvizjes politike “Republika e Re”, ndërsa komenton protestën e djeshme të studentëve shqiptarë për provimin në shqip të Jurisprudencës.
Postimi i plotë i Veliçkovskit:
Gjuha është liri.
Ne, maqedonasit, e dimë këtë më së miri.
Dhe ne, maqedonasit, jemi të lirë dhe të fortë kur garantojmë liri për të gjithë.
Përfshirë lirinë gjuhësore.
Kjo nuk është çështje e BDI-së, VLEN-it, VMRO-DPMNE-së, LSDM-së…
Kjo është çështje e ndërtimit të një #RepublikаERe për institucione që garantojnë liri dhe të drejta.
Kjo është çështje e sundimit të ligjit.
Asgjë më shumë dhe asgjë më pak.


