“Për prindërit që rrisin fëmijët e tyre në Tiranë bashkia është e gatshme 24 orë/ditë. Për prindërit që fëmijët e tyre i rrisin në Hollandë apo i kanë me pushime në Meksikë, Bashkia nuk ka asnjë detyrim”.
Ishte kjo deklaratë e kryebashkiakut Erion Veliaj teksa inauguronte nisjen e punimeve për rikonstruksionin e kopshtit nr. 17 në Tiranë, që ka sjellë reagimin e menjëhershëm të ish-kreut të bashkisë së Tiranës, kreut të PD, Lulzim Basha. Përmes një statusi të publikuar në faqen e vet zyrtare në Facebook, Basha e përgënjeshtron faktin se familja e tij jeton në Holandë, pasi sipas kryedmeokratit prej 2005 bashkëshortja dhe fëmijët e tij jetojnë në Tiranë.
“Ne vend qe te merret me 1000 halle qe ka Shqiperia, Rama leshon vemjen te genjeje prape per mua dhe familjen time. Bashke me Aurelen, ne jetojme ne Tirane qe prej vitit 2005. Femijet tane jane futur qe te vegjel ne kopesht e pastaj ne shkolle ne Tirane. Por ai vetem genjeshtra dhe mashtrime ka. Turp!”, shprehet Basha.
17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)