Kryesuesi me seancën konstituive Trajko Velnaovski ka njoftuar se sot ka pranuar kërkesën prej 67 deputetëve për vazhdimin e seancës konstitutive.
“Nga këto arsye, dhe pas konsultimeve të bërë me përfaqësues të partive politike, kam caktuar takim kordinativ të martën më 21 mars 2017 në orën 12. Në takimin koordinativ do të duhet të vërtetohet propozimi për përbërje të Komisionit për çështje të përzgjedhjeve dhe emërimeve i cili do të shërbej si bazë për caktimin e vazhdimit të seancës Konstitutive të Kuvendit të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Velanovskit, përcjell SHENJA.