Ish-kryetari i PPD-së, Abduladi Vejseli i ka treguar vendin liderit të TMRO, Vanço Shehtanskit lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Ai në debatin ”Vetëm e vërteta” në Kanal5 ka theksuar
se shqiptarët si qytetarë të këtij vendi gëzojnë të drejtat e plota në vendin e tyre. “Çka i pengon maqedonasve që shqiptarët të gëzojnë të drejtën e gjuhës së tyre në vendin e tyre. Pse ky kundërshtim. Ashtu sikur ju që gëzoni të drejtën e gjuhës tuaj, edhe ne duam të gëzojmë të drejtën tonë”, theksoi Vejseli.
Sipas tij, nëse shqiptarët injorohen dhe tentohet të minimizohen të drejtat e tyre, atëherë vetëvetiu krijohen ndarjet, edhe pse shqiptarët më së paku e duan këtë.
Vejseli mes tjerave i tha Shehtanskit se ministritë ku nuk ka ministra shqiptarë ueb faqet janë vetëm në maqedonisht ”Jo ore zotëri, obligim do ta keni edhe gjuhën shqipe.”
Shehtanski nga ana tjetër tha se ky ligj nuk do të kalojë pasi i njejti shkel Kushtetutën e vendit. (INA)