Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Mallorca-s, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Arabinë Saudite.
Futbollisit Jude Bellingham dhe Martin Valjent vulosën fatin e ndeshjes.
Bellingham shënoi në minutën e 63-të, Martin Valjent autogol (90+3’) e Rodrygo (90+5′), gola që vendosën finalistin e dytë.
Reali do të ndeshet me Barcelonën në finalen e madhe të Supërkupës.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit nga minuta e parë për Mallorca-n.
Muriqi u angazhua maksimalisht por pa sukses ndaj kampionit në fuqi të Evropës dhe të Spanjës.