Partia popullore evropiane, e cila është grupi më i madh në Parlamentin Evropian është e shqetësuar për situatën në Maqedoni, Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe për tërë Ballkanin, ka deklaruar presidenti i kësaj partie në PE, Manfred Veber, kanë njoftuar agjencia MIA.
Sipas politikanit gjerman në krye të partisë më të madhe evropiane, Partia popullore është veçanërisht e shqetësuar për shkak se punët po përkeqësohen, tensionet po rriten në Ballkan. Bashkimi Evropian nuk mund të premtoj diçka më shumë duke pasur parasysh atë që zgjerimi i Unionit nuk do të ndodh viteve të ardhshme, madje as në dekadën e ardhshme. “Kam qenë së fundmi në Kroaci dhe kam diskutuar me kryetarin e tyre dhe kryeparlamentarin për situatën në rajon. Situata është alarmante në Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe në Kosovë. Punët aty po përkeqësohen dhe shohim rritje të tensioneve. Jemi të shqetësuar për Ballkanin, sepse e vlerësojmë si pjesë të Evropës”, thotë Veber. Sipas tij, problemi më i madh për vendet e Ballkanit është ajo që që Bashkimi Evropian nuk ka më çfarë t’u ofroj. /SHENJA/

