Banori i Manastirit R.G. (40) e humbi jetën në një aksident rrugor që ndodhi mbrëmë në rrugën rajonale Manastir – Mogila. Sipas SPB-Manastir, informojnë se aksidenti rrugor ndodhi në vendin e quajtur “Tulanata” kur shoferi R.G. duke drejtuar makinën e tij të tipit “Audi-A” për arsye të panjohura ka dalë nga rruga, pas ç’ka ka rënë në kanal, ndërsa nga lëndimet e marra, shoferi R.G. ka vdekur në vendin e aksidentit rrugor. Ekipet e SPB-Manastirit dhe Prokuroria Publike Themelore kanë kryer ekspertizë dhe urdhëruan autopsi për të përcaktuar shkaqet e aksidentit që ndodhi mbrëmë në rrugën rajonale Manastir – Mogila.
Data 13.04.2026
Aktuale
- “Jeni ambasadorët tanë më të mirë, investoni në Shqipëri” – Bajram Begaj: Diaspora nuk shihet më vetëm si burim remitancash, por si partner zhvillimi
- Samiti IV i Diasporës, Lorik Cana dekorohet me “Urdhrin e Skënderbeut”: Jemi munduar të ngremë nderin dhe krenarinë e shqiptarëve
- Peter Magyar paralajmëron Gruevskin, Zhigrov dhe Romanovski: Hungaria nuk do të jetë më strehë për politikanë të dënuar
- Mevlan Ademi nga Tirana: Është gjuha jonë, nuk ka kompromis për të drejtat tona
- Mucunski uron Peter Magyar-in, pret vazhdim të bashkëpunimit dypalësh
- (VIDEO) Humbja e Orbanit përplas LSDM-në dhe VMRO-në
- Rritja e rasteve të HIV-AIDS në Kosovë: Një alarm për vetëdijen shëndetësore
- Humbja e Orbanit si paralajmërim për Maqedoninë

