Një grua shtatëdhjetë e njëvjeçare humbi jetën në zjarrin i cili shpërtheu dje në shtëpinë e saj në fshatin Dobroshane të Kumanovës. Siç është theksuar në buletinin e policisë, mbrëmë rreth orës 20:40 është paraqitur se në fshatin Dobroshane, ne vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, në shtëpinë pronësi e M.L. (71) ka shpërthyer zjarr, me çka shtëpia plotësisht është djegur. Nga lëndimet e marra gjatë zjarrit, M.P. ka vdekur. Zjarri është fikur nga ekipet e Njësive territoriale të zjarrfikësve në Kumanovë. Ekspertiza do të kryhet gjatë ditës së sotme.
Data 25.08.2025
Aktuale
- “Ishte xheloz, mami i kërkoi divorcin!”- Vrasja e 36-vjeçares nga bashkëshorti në Greqi, vajza e çiftit zbulon dinamikën e ngjarjes: Nëna thirri për ndihmë, babi e tërhoqi nga flokët dhe…
- Gashi pret delegacionin e liderëve të rinj politik nga SHBA
- ALKO-IMPEX lë në gjendje të mjerueshme aksin Ura e Fshatit-Qafë Buall, banorët: Është katastrofë! Kontraktori mori milionat, nuk bën investime
- Dimitrieska-Koçoska në Zagreb, nënshkruhet memorandum për zhvillimin e tregjeve të kapitalit në Evropën Qendrore dhe Juglindore
- Censura në RTK: Moderatorët e përjashtuar reagojnë ndaj vendimit të menaxhmentit
- Detaje nga krimi m*kabër në Greqi, djali 13-vjeçar i çiftit shqiptar iu hodh në qafë të atit për të ndaluar vrasjen e të ëmës! Marjola Nakoleci ndërroi jetë në krahët e vajzës
- Revolucioni i Inteligjencës Artificiale: Coinbase Detyron Punonjësit të Adoptojnë Teknologjinë ose Të Largohen
- Tetë ditë paraburgim për prindin 43-vjeçar i cili sulmoi dy futbollistë në ndeshje futbolli