Një burrë ka vdekur në Spitalin Rajonal të Gjakovës, të mërkurën.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima ishte dërguar nga familjarët në emergjencën e QKMF në Rahovec, e më pas ishte dërguar me autoambulancë në Spitalin e Gjakovës.
Vdekjen e viktimës, e kishte konstatuar mjeku kujdestar në repartin e emergjencës në Gjakovë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, nga familjarët është dërguar në emergjencën e QKMF Rahovec, nga ku viktima më pas me autoambulance dërgohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Mjeku kujdestar në repartin e emergjencës në spitalin e Gjakovës, ka informuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Ndryshe, policia ka iniciuar rastin si “Hetim i Vdekjes”.