Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje të reja për vdekjen e shtetases së Amerikës në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.Sipas policisë ajo ishte gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit e vdekur në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”.Sipas bashkëshortit të saj, atë dyshohet se e ka zënë orteku i borës.Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.“Qendra e Skijimit, Brezovicë 13.02.2024 – 15:35. Një femër shtetase Amerikane është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit pa shenja jete në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Viktima sipas bashkëshortit të saj (shtetas britanik), me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Data 18.10.2026
Aktuale
- Moska: Cisterna e parë me naftë ruse drejt tregjeve botërore është nisur
- Adrola Dushi bëhet gati për dimër, shfaqet me një stil që bie në sy
- Protestat në Shqipëri: A po e rrezikojnë stabilitetin e Ramës dhe rrugën drejt BE-së?
- ‘Çmendet’ Benita, shfaqet e zhveshur nga dhoma e gjumit
- Parashikimi i motit
- Rama ofendon studentët në protestë: Nuk kanë mend fare, janë koke boshë
- Të dhënat e protestave në Tiranë: Flakët përfshijnë Gjykatën e Lartë
- Mevlan Ademi solidarizohet me studentët e Tiranës, publikon foto nga protesta



