Partia opozitare LSDM reagon ndaj siç thotë heshtjes së kryeministrit Mickoski dhe VMRO DPMNE-së lidhur me vdekjen e 20 fëmijëve në gjysmën e dytë të vitit 2024. Ata thonë se këto shifra janë të frikshme dhe ngrenë pyetje që kërkojnë përgjigje urgjente se ku po dështon sistemi, si bëhen këto gabime dhe a ka mbulim të gabimeve mjekësore? Sipas tyre, është alarmant rasti i fundit me vdekjen e foshnjës shtatë muajshe në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve ku foshnjës iu refuzua shtrimi në spital pa asnjë shpjegim, i cili është rasti i dytë i tillë tragjik në vetëm dy muaj e gjysmë. Këto tragjedi nuk duhet të injorohen. Ministri Taravari, dhe drejtori Memedi, duhet të mbajnë përgjegjësi. LSDM insiston në hetim të plotë, transparencë të plotë dhe masa të menjëhershme për të parandaluar tragjedi të tilla. Jeta e fëmijëve dhe shëndeti i qytetarëve nuk duhet të jetë dëm kolateral i paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie. I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe të gjitha institucioneve kompetente që të marrin masa të menjëhershme për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe ministri Taravari të japë dorëheqje, thuhej mes tjerash në reagimin e tyre. /Alsat.mk
Data 25.03.2026
Aktuale
- Latifi përkujton 49 martirët e Brestocit në 27-vjetorin e rënies
- Mickoski: Ky ekip i LSDM-së është i dënuar me dështim, kot i kanë edhe ata këshilltarë nga Serbia
- Kryeministrja daneze dështon të sigurojë shumicën, merr rezultatin më të dobët zgjedhor të partisë që nga viti 1903
- Gjysmëfinalja e parë mes dy ekipeve shqiptare do të luhet në Tetovë, e dyta në Kumanovë
- MPB: 25 persona të ndaluar për vozitje të pakujdesshme gjatë kontrolleve në rrugë
- Investigimi i Vetting, PD denoncon: Skandal me drejtoreshën e Tatimeve, Erilinda Lala ! Skeme e dyshuar për fshehje pasurie, konflikti interesi dhe një projekt ndërtimi 10 milionë euro në bregdetin e Qerretit
- Sela formoi parti të re, ja emri
- Korrupsioni në shëndetësinë maqedonase: Pacientët “paguajnë”, por nuk raportojnë


