26 Dhjetor 2018 / 10:00
Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27-prillit nga viti i kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Rasti ndodhet në procedurën e dëshmisë dhe duhet të vazhdojë me dhënien e dëshmive shtesë të propozuar nga mbrojtja e të akuzuarve.
Për rastin e 27-prillit akuzohen gjithsej 33 persona, nga të cilët 31 për kërcenim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy prej tyre për nxitje. Procedura është veçuar për Sashko Markovski për shkak gjendjes së përkeqësuar shëndetësore.
Në mesin e të akuzuarve ka deputetë, të punësuar në MPB dhe sigurim të Kuvendit etj. Ata para gjykatës kanë thënë se e kuptojnë aktakuzën, por nuk ndjehen fajtorë.
Loading…


