Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërimet do të mbajë sot seancë, rendi i ditës i së cilës është Përcaktimi i listës së propozuar për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Komisioni Kundër Korrupsionit do të bëhet me kryetar të ri në vend të Tatjana Dimitrovskës, e cila dha dorëheqje pasi u akuzua në rastin “Aditiv” për zbulimin e sekreteve zyrtare dhe falsifikim kompjuterik. Sipas aktakuzës, ajo ia kaloi informacionet nga një rast që po zhvillohej për të në Komisionin Kundër Korrupsionit një personi të akuzuar në rastin “Aditiv”. Përveç kësaj, ajo është përgjegjëse edhe për falsifikimin e një certifikate sekreti shtetëror, sepse dikush tjetër e dha provimin elektronik në emër të saj.
Komisioni për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), i cili u formua nga Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, njoftoi dje se kandidati Adem Çuçulj nga Shkupi, i diplomuar në drejtësi dhe Sekretar i Përgjithshëm aktual i KSHPK-së, u vlerësua si më i suksesshmi në procedurën e përzgjedhjes.
Sipas Komisionit, Çuçulj demonstroi përvojë të konsiderueshme në parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, si dhe një vizion të qartë dhe një plan konkret për punën dhe zhvillimin e KSHPK-së. Ai dha përgjigje të shkëlqyera për të gjitha pyetjet e përgjithshme dhe specifike, pas të cilave fitoi gjithsej 96.50 pikë, gjë që e rendit më lart midis kandidatëve.
Branko Smilevski nga Shkupi – ekonomist i diplomuar, magjistër i shkencave në antikorrupsion, i cili është aktualisht asistent i Auditorit të Përgjithshëm, u rendit i dyti, me 86.33 pikë, dhe prof. Dr. Kimo Çavdar nga Shkupi, i diplomuar në drejtësi me provim të kaluar të jurisprudencës dhe doktor i shkencave politike, i cili shënoi 81.83 pikë.
Komisioni i përzgjedhjes vëren se si Smilevski ashtu edhe Çavdar dhanë përgjigje të shk


