Vazhdon presioni te antarsia e LSDM-së kundër bashkepunimit me BDI-në. Thënia e fundit që u paraqit është s’ja bëjmë asnjëherë hallall bile themi: Haram katran ju prisht Zaevit hajvari për bajram!
Mariglen Demiri, në rrjetin social facebook ka kujtuar liderin e LSDM-së, njëherit edhe kryeministrine Maqedonisë Zoran Zaev për fjalët që kishte thënë në dhjetor të 2016 dhe fjalët që i thotë tash, shkruan Almakos.
-Dhjetor 2016: Të dashur qytetarë të Tetovës, votoni kundër kriminelëve të BDI-së dhe VMRO-së, votoni për jetë.
-Shtator 2017: Të dashur qytetarë të Tetovës, votoni për Teuta Arifin nga BDI-ja, për jetë në njësitin lokal.
Kurse kohë më parë, politologu njëherit edhe gazetari, Xhenur Iseni pati deklaruar se partia e kryeministrit Zaev do ti humbë votat e shqiptarëve nëse koalicionon me BDI-në.
“LSDM në zgjedhjet e fundit mori shumë vota shqiptare si shkak i dështimit të BDI-së, por nëse Zaev jep urdhër që të mbështetet BDI, kjo do të jetë vetëvrasje për të sepse shqiptarët nga dëshpërimi dhe urrejtja ndaj BDI-së, e votuan LSDM-në”, pati deklaruar Iseni.
Iseni aso kohe vlerësonte se me këtë veprim LSDM do humb te elektorati shqiptar, por prapë mendoj se votat e LSDM-së nuk do të kanalizohen në BDI./Almakos