Këshilli gjyqësor ndodhet në proces të zgjedhjes së kryetarëve të disa gjykatëve nga të cilat më të rëndësishme janë postet për kreun e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Penale të cilat kanë shkaktuar edhe më tepër debat.
Siç informon kryetari i këtij këshilli, Zoran Karaxhovski, ka përfunduar vlerësimi i kandidatëve nga ana e komisionit tri-anëtarësh, dhe deri në fund të javës tjetër do të bëhet përzgjedhja e fituesve.
Vlerësimi i kandidatëve ishte objekt debati në vete, dhe njëri nga kandidatët, gjykatësi Vlladimir Tufekxhiq e tërhoqi kandidaturën me vërejtje se vlerësimi është i jashtëligjshëm.
Nga 6 kandidatët për kryetar të dy gjykatave kryesore, 4 kanë paraqitur kallëzime penale kundër njëri-tjetrit që paraqet rast të rallë dhe e ka tensionuar tej mase situatën në gjyqësor. Këtë e pranon edhe kryetari i Këshillit gjyqësor i cili thotë se zgjedhja nuk do të jetë aspak e lehtë.