Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është shënuar fillimi i projektit “Program për mbështetje parlamentare”. Projekti në lartësi 11 milionë franga zviceranedo të zbatohet nga korriku i viti 2019 deri në 31 dhjetor të vitit 2029, me mbështetjen e Zvicrës, ndërsa do ta zbatojë Instituti Nacional Demokratik (IND).
Kuvendi do të marrë mbështetje në përpjekjet për pavarësi përmes ndërtimit të konsensusit, reformave strukturore dhe ndërtim të kapaciteteve për zhvillim institucional, roli i rij ligjdhënës dhe mbikëqyrës, transparencë institucionale dhe llogaridhënie. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi theksoi se dhjetë vite mund të duken si një periudhë tepër e gjatë në një jetë por, kur bëhet fjalë për ndryshime të vërteta dhe themelore në sistemin e punës të një institucioni siç është shtëpia jonë ligjvënëse, ato janë vetëm një copëz e vogël të një loje të madhe të bashkimit të pjesëve.
Ambasadorja franceze Sibil Suter Tejada theksoi se ky projekt dhjetëvjeçar për përforcim parlamentar e sendërton bashkëpunimin e suksesshëm që Zvicra e ka me Kuvendin në vendosjen dhe zhvillimin e Institutit parlamentar si burim kredibil, të paanshëm dhe të qëndrueshëm për hulumtim dhe informim për deputetët.
“Ne i konsiderojmë pronësinë, vendosjen konsesuale, paanshërinë, cilësinë dhe qëndrueshmërinë parlamentare si parime që kanë pikë prekëse mes vete dhe të cilët udhëheqin bashkëpunimin tonë të mëtejshëm”, tha Tajeda.
Lidhur me pronësinë parlamentare dhe marrjen e vendime në mënyrë konsensuale, ajo e përshëndeti formimin e Këshillit drejtues ndërpartiak të Kuvendit me të cilin kryeson kryetari Xhaferi, i cili do të sigurojë mbikëqyrje dhe menaxhim me projektin, dhe përkushtimin e Kuvendit për planifikim strategjik dhe transparencë parlamentare mbi të cilat bazohen intervenimet projektuese.
Që të sigurohet paanshmëri dhe cilësi janë angazhuar implementues, ndërsa ekipi për zbatimin e Programit për mbështetje të Parlamentit, të udhëhequr nga Robert Skot Hejslet e përfshin edhe IND dhe Qendrën për Menaxhim me Ndryshime dhe Institutit për Demokraci (Societas Civilis, Shkup), me partneritet institucional nga Asambleja Federale e Zvicrës, Parlamentit Evropian, Rigikogut estonez, Bundestagut gjerman dhe organizatës joqeveritare me seli në Letoni, ManaBalss.lv.


