Palestinezët në Gaza, ku infrastruktura është dëmtuar rëndë si pasojë e sulmeve izraelite, kanë vështirësi në qasjen në ujë të pijshëm të pastër, raporton Anadolu.
Një pjesë e madhe e popullsisë po përjeton mungesa serioze të ujit për shkak të puseve dhe rezervuarëve të shkatërruar të ujit.
Një kamion me ndihma mbërriti në kamp dhe shpërndau ujë për palestinezët e zhvendosur.
Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka vazhduar ofensivën brutale kundër Rripit të Gazës që nga tetori 2023, duke vrarë mbi 55.400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.