
Vazhdojnë problemet me shfrytëzimin e transportit publik. Qytetarët nuk po arrijnë assesi të adaptohen me kartelat elektronike. Mungesa e kartelave elektronike nëpër autobusë, i detyron qytetarët të zbresin nga autobusi, ose të udhëtojnë pa pagesë, pas çka në rast se kapen nga kontrollorët, do të duhet të paguajnë dënime të mëdha. Nga ana tjetër shoferët qofshin ato edhe të autobusëve privat, nuk kanë të drejtë të pranojnë të holla në dorë për shkak të kontrolleve të mëdha që u bëhen. E nga ana tjetër radhët e gjata të pritjeve tek vendet ku mund të mbushen kartelat elektronike,ose të blihen të njëjtat, shkaktojnë nervozë tek qytetarët. Ata ankohen se janë shumë të rralla këto vende, dhe për këtë arsye kanë zgjedhur autobusët si vend ku do të pajisen me kartela, pasi ata nuk mund të presin gjatë për të blerë biletat e tyre.
“Për këto kartelat që po duhet mi marr, për çdo ditë, secilën javë vetëm duke marrë kartela. Gjysëm ore, një orë, para një ore nuk mund, ka kohë që presim këtu. Edhe në autobus e kanë bërë katastrofë edhe atje nuk ka kartela, çka me bo njerëzit, vetëm me na mundu. Nuk e di rrallë janë, shumë pak, në autokomandë edhe këtu, vetëm këto I dijmë dhe këtu vijmë.”, ka thënë një qytetarë.
“Erdha me një privat, më tha duhet më shku për ta vërtetuar. Duhet me shku me pagu tjetër, ku e di… Këtu tjetër kund nuk di, këtu e kam marrë, këtu kam ardhur përsëri. Ai më tha se duhet të shkoj të paguaj”, ka deklaruar një qytetar.
Problemet e tilla I pohoi për televizonin Shenja edhe një shofer autobusi, me të cilin ekipi ynë udhëtoi për disa stacione, për të parë problemet me të cilët ballafaqohen ata. Ai tha se është evidente mungesa e kartelave, megjithatë sipas tij fajtorë për këtë, janë udhëtarët të cilët nuk I mbushin kartelat që I posdeojnë, por me të njëjtat dëshirojnë të pajisen gjatë vozitjes.
“Për momentin me kartelat. S’ka kartela, janë lëshuar mjaftueshëm, por janë harxhuar. I keqpërdorin qytetarët, nga katër pesë copë i kanë me vete. Domethënë çdo udhëtar që hyp, e nxjerr një, të dytën, të tretën, të katërtën dhe nuk e din se cila është e mbushur, e në fund i gjuajnë… Edhe pa të holla I marrim, më pas hyp kontrollori, i cili i kontrollon.”, deklaroi për TV SHENJA, një shofer autobusi.
Qytetarët e pensionuar të cilët kanë kartela vjetore nuk e kanë të njejtin problem, megjithatë ata I brengos fakti që familjarët e tyre, paguajnë çmime të larta për të udhëtuar, qoftë edhe relacione shumë të shkurtëra.
“Për ne pensionerët është mirë, por këta që po nxjerin kartela nuk është mirë. 150 denarë I jep, me shku vet I dyti 300 denarë… ta jep ty biletën, prej në Shkup deri në ekonomi 30 denarë, sa është ajo 150 edhe egjuan atë biletë. Shembull gruja fëmija nisen me ardhë në Shkup edhe duhet të paguajnë 300 denarë”, tha një qytetar.
Televizioni Shenja rreth këtyre problematikave kontaktoi edhe Ndërmarrjen e transportit publik, megjithatë deri më tani, akoma nuk kemi marrë përgjigje. Nda 1 janari i këtij viti në transportin publik që funksionon në Qytetin e Shkupit, është futur në përdorim sistemi elektronik i pagesës, i cili gjatë dy viteve të kaluar vazhdimisht ka qenë i promovuar nga drejtuesit e ndërmarrjes publike dhe vetë drejtuesve të Qytetit të Shkupit.
Ajnur Bafqari /SHENJA/