Në sallën e madhe të gjykatës në “Idrizovë” vazhdon seanca e re për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan. Po vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve të Prokurorisë. Disa prej tyre nuk paraqiten në gjykim, siç thonë, për shkak të lëndimeve të rënda, por edhe pamundësisë për t’u përballur sërish me 16 marsin tragjik. Trupi gjykues ka paralajmëruar se si arsyetim do të pranohet vetëm dëshmi mjekësore për mungesë, përndryshe do të sillen me urdhër.
Menaxheri formal i “Puls”, tashmë i ndjeri Aleksandar Karadakoski dhe Mihajlo, djali i Dejan Jovanov, kanë qenë miq, ndërsa Karadakoski, për shkak të Mihajlos, ishte kthyer nga Shkupi në Koçan për të punuar në “Klasik” si kamerier. Kjo ishte pjesë e dëshmisë së babait të Aleksandrit, i cili shtoi se djali i tij nuk kishte punuar kurrë në “Puls”. Dëshmitari u shpreh i befasuar kur mësoi se djali i tij figuron si menaxher.
Ishte paralajmëruar edhe një dëshmitar tjetër, por Prokuroria nuk kishte marrë njoftim nëse mungesa e tij është e arsyetuar apo jo.
Prindërit e viktimave këtë mëngjes protestuan para Institutit për Mjekësi Ligjore, duke kërkuar rezultatet e analizave toksikologjike nga autopsitë.
Data 09.04.2026
Aktuale
- Nëse humb Orbani, Gruevski mund të shfaqet në kufi!
- Ngjarjet e rëndësishme që nuk duhet t’i humbni sot
- Çfarë pritet nga çmimi i naftës? Ekonomisti shpjegon reflektimet në Kosovë
- Hoxha në pyetjet e opozitës në Kuvend: Zgjidhje të qëndrueshme dhe kthesë e gjelbër në trajtimin e mbeturinave, ujërave dhe ndotjes së ajrit
- Juristi Bajrami: Provimi i jurisprudencës në shqip është plotësisht i ligjshëm
- Shkolla “Dimitar Vlahov” dhe disa rrugë në Shkup pa ujë
- Gjykata Kushtetuese nisi procedurë në lidhje me Marrëveshjen Kolektive për Kulturën në RMV
- “Safe City” zgjerohet edhe në një qytet tjetër në Maqedoninë e Veriut


