Në Gjykatën Themelore Kumanovë, sot vazhdon seanca kundër të akuzuarit Boban Iliq, të cilin Prokuroria e ngarkon se më 25 qershor të vitit të kaluar e ka vrarë Almir Aliun, pas një debati paraprak verbal me babain e djalit në Shtëpinë e shëndetit Kumanovë.
I dyshuari ngarkohet se e ka shtypur me veturë katërvjeçarin Almir Aliu në rrugën “Boris Kidriç”. Për këtë ngjarje kundër tre personave të tjerë, babai i fëmijët Sedat Aliu, Sami Demiri dhe Abdulla Aliu është ngritur aktakuzë për vepër të kryer penale “dhunë”.
Sipas informacioneve të avokatëve të involvuarve në rastin Asmir Asipaiq dhe Stevan Pavllevski, sot vazhdon marrja në pyetje e tre të akuzuarve për dhunë, Sami Demiri dhe Abdulla Aliu. Në seancën paraprake është marrë në pyetje Sedat Aliu, babai i Almirit dhe i akuzuar për dhunë.