Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi i dy lëndëve të Prokurorisë Speciale “Tank” dhe “Tarifa”.
Në rastin “Tank” në seancën e sotme dëgjimore dëshmi duhet të japin tetë persona. Ndërkohë paraprakisht në seancë u dëgjuan dëshmitë e tre dëshmitarëve. Përndryshe rasti “Tank” ka të bëjë me blerjen e “Mercedesit” super luksoz me kosto prej 600 mijë euro. Të akuzuar kryesor janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish ministri ndihmës në MPB Gjoko Popovski.
Seancë e re në Penale sot duhet të mbahet edhe për rastin “Tarifa”. Prokuroria Speciale në këtë rast akuzon tre persona.