Në Gjykatën Penale sot është caktuar seancë e re dëgjimore për lëndën e PSP-s “Toplik” në të cilën akuzohen ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, dhe 5 persona tjerë për shitjen e parcelës ndërtuese në Sopishte.
Janakievski, si udhëheqës i Ministrisë për transport dhe lidhje, në kundërshtim me Ligjin për Prokurorim Publik formoi Komision për oferta publike ku urdhëroi të zgjidhet blerës dhe në tokën shtetërore të ndërtohet kompleksi luksoz Qyteti i Diellit në Sopishte, edhe pse kompania nuk i plotësote kushtet për këtë.
Nga dëshmitë, sipas PSP-s, del se për shkak të prishjes së marrëveshjes për faj të Ministrisë, u desh një kosto prej 1 milion eurosh për të paguar borxhin dhe interesin e parakohshëm për personin juridik “Sun City”.