06 July
Në Kuvend vazhdon edhe sot debati për iniciativën e qeverisë për shkarkimin e prokurorit shtetëror Marko Zvërlevski. Ky debat është hapur që dje në Kuvend dhe vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, por pa ndonjë rezultat konkret. Prandaj kryetari i Kuvendit vendosi që seancën ta shtynte për ditën e sotme në orën 12:00. Gjatë seancës së djeshme në Kuvend shkarkimi i Zvërlevskit ishte paraparë si pikë plotësuese e rendit të ditës, por deputetët ndryshuan rendin e ditës duke e vendosur atë si pikë të pestë. VMRO-DPMNE-ja përmes deputetëve Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshovski me procedurë të përshpejtuar propozuan ndryshime në ligjin për Prokuror Publik.
Kërkesat e opozitës nënkuptojnë që Marko Zvërlevski të mos mund të shkarkohet pa dy të treten e votave. Deputetët opozitar mbrojnë me këmbëngulje Zvërlevskin në krye të organit të akuzës, ndërsa njëkohësisht kumtojnë se nuk kanë emra potencial për të zëvendësuar atë. Megjithatë kërkesat e tyre u mbivotuan. Opozita paralajmëroi se pas 10 ditëve do të propozojë në procedurë të rregullt ndryshimet në Ligjin për prokuror publik. Nga LSDM-ja përmes një reagimi me shkrim theksuan nevojën e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës për kryeprokurorin e ri, por fillimisht kërkojnë pastrimin profesional të organit të akuzës dhe përgjegjësinë e Zvërlevskit.
Në rend dite të kësaj seance është edhe propozim-ligjet e ligjit për marrëdhëniet e punës i dorëzuar nga Nolla Ismajlloska, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova dhe raportet vjetore për punën e më shumë institucioneve. Deputetët duhet të debatojnë edhe për gjendjen me deponinë e egër në Strugë, propozim i dorëzuar nga grupi i deputetëve nga VMRO-DPMNE-ja.

