Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë debatin për
propozimin për shpalljen e emërimit prokuror publik të Republikës së Maqedonisë, që është në rend dite të seancës së 12-të.
Deputetët e opozitës përsëri propozuan që të anulohet kjo pikë pas zgjedhjeve lokale dhe të respektohet mendimi i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit sipas së cilës të gjitha procedurat për shkarkimin dhe emërimin e bartësve të funksioneve publike pezullohen deri në përfundimin e zgjedhjeve.
“E gjithë procedura është joligjore. Në pajtim me Kodin zgjedhor, deri në përfundimin e zgjedhjeve nuk guxohet të bëhen shkarkime dhe punësime. Shumica parlamentare nuk është duke e respektuar mendimin e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, që paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit”, tha Emilija Aleksandrova nga VMRO-DPMNE.
Qëndrimi i shumicës qeveritare të kryesuar nga LSDM-ja, është se nuk është shkelur asnjë ligj në procedurën për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevski. I përkujtuan kolegët e opozitës se në vitin 2013 kur u shpallën zgjedhjet më 11 janar, veçmë më 21 janar përkatësisht për dhjetë ditë, qeveria e atëhershme e VMRO-DPMNE-së e emëroi Zvërlevskin për prokuror publik dhe pyetën pse atëherë nuk u reagua për këtë.
Marko Zvërlevski u shkarkua nga funksioni më 17 gusht me propozimin e Qeverisë pasi që, siç
sqaruan, ai nuk e ka përfunduar punën e tij në kohë dhe ka punuar në mënyrë joligjore dhe joprofesionale. Si u.d. prokurore publike u zgjodh Liljana Spasovska.
Në seancën e 12 janë vënë edhe disa ligje me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim vendimi për e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit.
Shumica parlamentare e mbështeti propozimin e opozitës në rend dite, me procedurë të shkurtuar të vihen tri ligje të tyre.
Me procedurë të shkurtuar do të sillet pakoja e ligjeve e propozuar nga shumica qeveritare. Këto tri ligje parashikojnë që paga minimale të jetë 12.000 denarë, kompensim për një grup të caktuar të personave të falimentuar dhe heqje e taksës radiodifuzive, të propozuar nga shumica qeveritare.
Qeveria propozoi me procedurë të shkurtuar të sillen edhe ndryshimet e Ligjit për studime mjekësore dhe avancim të vazhdueshëm profesional të mjekëve me të cilin, siç tha mes të tjerash ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, parashikon që spitalet të vendosin cili mjek do të shkojë për t’u
avancuar jashtë vendit e jo siç ka qenë praktikë deri më tani, të vendosë ministri i Shëndetësisë.
Kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi për shkak të obligimeve protokollare dha pushim, ndërsa debati për propozimin për shpalljen e emërimit të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë siç
tha do të vazhdojë pasdite pas orës 15.