Vazhdojnë aktivitetet kulturore në Sheshin Skënderbe, “DokuFest” sot
me fillim nga ora 21:00 prezanton program të pasur me filma të metrazhit të shkurtër.
Siç thuhet në kumtesë, aktivitetet kulturore që me datën 25 gusht filluan në Sheshin Skënderbe vazhdojnë për të shënuar në mënyrë dinjitoze hapjen zyrtare të projektit më të madh urbanistik në Komunën e Çairit – Sheshin Skenderbej.
Pas Koncertit të mbajtur nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, sot festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” do të prezantojë program të pasur të
filmave të metrazhit të shkurtër.
Filmat që do të keni mundësinë ti ndiqni janë:
Home – Daniel Mulloy (20 min),
The Last Sevski Sunet – Haris Fazliji (7 min)
Whose Flag Is It? – Barış Karamuço (14 min)
Sans Le Kosovo – Dea Gjinovci (21 min)
Ethnophobia – Joan Zhonga (14 min)
Note On Multitude – Ibro Hasanovic (8 min)
Grab my hand, Kapma dorën – Elhame Kastrati, Fatlinda Daku, Andi Bilibani (7 min).