Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini me ton pozitiv ka shpehur lëvdatë ndaj Qeverisë, duke thkesuar se duhet të vazhdoj në rrugën drejt implementimit të reformave. Mogerini në preskonferencën e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev nuk zbuloi nëse do të merret vendim për të filluar bisedimet në muajin qershor.
“Maqedonia duhet të vazhdojë me realizimin e reformave dhe të bëjë hapat e radhës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Gjithashtu them se keni bërë hapa impresionues me fqinjët e juaj, sidomos në marrëdhëniet dypalëshe me Bullgarinë. Sot do të kem takim me gjith kryeministrat e rajonit dhe nëse keni menduar se kjo ka qenë e vështirë, ju them se kjo situatë është normale në Ballkan dhe gjithë Evropën. Ju them se njerëzit e Evropës kanë shpresë dhe besim se mund të jetojnë së bashku”,deklaroi Mogerini.
Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev falenderoi Mogerinin, për siç thotë përkahjen për arritjet në hapat drejt euro-integrimit dhe vlersimit të punës së Qeverisë.
Dërgoj porosi deri te ju dhe deri te të gjithë, ngeluni të fokusuar, përkrahës të Maqedonisë. Ne e kemi bërë gati dinamikën për reformat e reja. Do t’i arsyetojmë të gjitha pritjet. Qytetarët e Maqedonisë e meritojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Anëtarësimi në BE, nënkupton ekonomi më të mirë, punësime të reja, të rinj të motivuar. Është e qartë për të gjithë se Maqedonia e ka interes strategjik anëtarësimin në NATO”, theksoi Zaev.
Mogerini gjithashtu u shpeh e kënaqur nga ndërtimi I raporteve të Maqedonisë me shtetet fqinje. Ajo edhe njëher përsëriti se duhet që të ngritet ekonomia në Maqedoni të ketë jetesë kualitative, por dhe gjyqësor të pavarur.
Arbnora Memeti
Almakos.com