Me leximin e dëshmive materiale të propozuara nga Prokuroria Speciale Publike sot vazhdoi gjykimi për rastin “T.N.T.” për rrëzimin e kompleksit banesor-afarist “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canovski.
I akuzuari Mile Janakieski parashtroi në Gjykatë kërkesë për autenticitetin e materialeve të cilat dalin nga bisedat telefonike.
Mbrojtja propozoi Gjykata të kontrollojë dhe PSP ta njoftojë palën tjetër në procedurë nëse edhe dëshmitë që nxirren, janë origjinale.
Prokurorët nga PSP informuan se të gjitha dëshmitë të cilat sot do të lexohen janë origjinale.
Avokatët kërkuan që Gjykata t’u lejojë t’i shqyrtojnë dëshmitë në mënyrë që të dakordohen se cilat prej tyre të lexohen, sepse PSP ka parashtruar mbi njëqind dëshmi shtesë të cilat mbrojtja i ka marrë.
Në mesin e të akuzuarve për rrëzimin e “Kosmos”-it janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ishkryetari i Komunës Gazi Babë, Toni Trajkovski.
Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011kryen vepër penale nga urrejtja politike me rrëzimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canovskit.
Në Gjykatën penale sot po mbahet seancë edhe për lëndën “Trusti”. Me propozim të PSP-së, u lëshuan 10 biseda të përgjuara të papublikuara lidhur me këtë rast.
Bisedat e përgjuara janë mes ish-drejtorit të ELEM-it, Vllatko Çingovski dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Kiril Bozhinovski, në të cilat përmendet Sead Koçan dhe Goran Ivanov-Xingo lidhur me procvedurën për marrjen e tenderit të ELEM-it.
Në rastin “Trusti”, të akuzuar janë biznesmeni Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre juridik, mes të cilëve edhe udhëheqësit e ndërmarrjeve “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në tender të Elektranave të Maqedonisë.
Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë trukuar tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë eurove.

