Abdylfeta Alimit i dyshuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues” për 27 prillin e përgjakshëm të vitit kaluar i vazhdohet masa e paraburgimit para skadimit të paraburgimit aktual, njofton Alsat M.
Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit tij nën arsyetimin se i njëjti mund të ndikojë në hetim. Abdylfeta Alimi dyshohet për mos veprim, përkatësisht për mos pengimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët dyshohen të kenë hapur dyert e Kuvendit. Megjithatë Ligji për Parlamentin përcakton qartë dispozitat kur nëpunësit e sigurimit në Kuvend mund të marrin masa ndaj deputetëve. Sipas nenit 236, nëpunësit e sigurimit nuk mund të ndërmarrin masa ndaj deputetëve pa lejen e kryetarit në Kuvendit. Avokatja Artene Ademi thekson se vendimi ka prapavijë politike dhe se të njëjtin do ta ankimojë në Këshillin Penal.

