Deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojnë debatin për zgjedhje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Sot është vazhdimi i 19-të i seancës konstitutive, e cila filloi më 30 dhjetor të vitit të kaluar, por ishte ndërprerë sepse nuk ishte siguruar shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Shtëpisë ligjvënëse.