Pas pauzës prej 15 minutash, në Klubin e deputetëve vazhduan bisedimet e liderëve të katër partive më të mëdha politike në Maqedoni. As në pushimin e dytë asnjëri prej pjesëmarrësve nuk deshi të flasë për detajet prej bisedës, nëse ka progres dhe se për çfarë konkretisht është biseduar. Vetëm lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i pyetur nëse ka ndonjë progres, pa përcaktuar asgjë u përgjigj “nëse do të kishte, do të….” Në takimin e liderëve marrin pjesë liderët e katër partive, Zoran Zaev i LSDM-së, Ali Ahmeti nga BDI, Hristian Mickoski nga VMRO-DPMNE-ja dhe Bilall Kasami nga BESA. Ky është takimi i tretë i liderëve gjatë pesë ditëve të fundit. Dy takimet e para u mbajtën javën e kaluar, njëri në përbërje të zgjeruar me pjesëmarrje të liderëve të partive të cilët kanë më shumë se një deputet në Kuvend, ndërsa i dyti në përbërje të shkurtuar me kërkesë të liderit të VMRO-DPMNEsë, Mickoski.
Pushteti kërkon nga opozita mbështetje për referendumin e ardhshëm, ndërsa opozita kërkon miratim të Ligjit për financimin e partive politike, ndryshime në Ligjin për Qeverinë, sipas modelit të Përzhinës dhe ndryshime në Kodin Penal që lidhen me amnistinë. Edhe në takimin e sotëm në Klubin e deputetëve kryeministri dhe lider i LSDM-së është i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, Radmilla Shekerinska, Mickoski është së bashku me profesoreshën universitare, Tanja Karakamisheva, Ali Ahmeti me zëvendëskryeministrin, Bujar Osmani, përderisa Kasami është i shoqëruar nga Arianit Hoxha.
Data 28.08.2025
Aktuale
- Deputeti Salih Murat takohet me përfaqësues të OSBE-së në Shkup
- Afrim Gashi në takimin lamtumirës për drejtorin e Halkbank, Bilal Suçubaşı
- Gazetari Ferdinand Samarxhi feston 77-vjetorin e lindjes, urime nga Kryepiskopi Joan, Baba Mondi dhe kreu i KMSH: Pasqyrim profesional i komuniteteve fetare
- Taravari: Bajram Rexhepi do të dijë të ndërtojë një Tetovë më të mirë për tetovarët
- Reagimi i OVL-UÇK: Basha, një kërcënim për dinjitetin e institucioneve
- EMRAT/ Gjykata në Britani dënon me afro 28 vite burg bandën shqiptare që shpërndante kokainë në Swindon
- 12 zjarre ende aktive në vend
- Policia aksion në Shkozet të Durrësit, raportohet për disa të arrestuar