Gazetari i afërt me VMRO-DPMNE-në opozitare, Vasko Eftov prej sot është drejtor i TV Alfa në vend të Lubomir Nikollovskit, njofton Portalb.mk.
Eftov gjatë kohë e ka transmetuar emisionin e tij “Në qendër” në këtë medium.
Një person i quajtur Peter Shac nga Budapesti, verën e kaluar u bë njëri nga pronarët e Televizionit Alfa i cili është me koncesion nacional.
Ashtu siç shkruan BIRN, përskaj personit nga Hungaria, në vitin 2017-të në pronësi të televizionit ka hyrë edhe një person relativisht i panjohur Goran Balaq nga Serbia.
Të dy bashkë i kanë pjesët më të mëdha të televizionit, në të cilin si pjesë e strukturës pronësore paraqiten edhe disa ndërmarrje.
TV Alfa ka filluar me transmetin në vitin 2008. Në atë kohë, shumicën e aksioneve e kishte biznesmeni Shterjo Nakov nëpërmjet kompanisë “Fershped”, megjithatë në shtator të vitit 2013 biznesmeni serb Veselin Jevrosimoviq nëpërmjet kompanisë së tij nga Maqedonia “CHS Invest Grup” i ka blerë 56% të aksioneve të televizionit.
Ky televizion njihet si pjesë e makinerisë propagandistike të VMRO-DPMNE-së, edhe gjatë kohës kur partia ka qenë në pushtet, por edhe tani që është në opozitë. Eftov njihet si gazetar kontrovers, ndërkaq i njëjti ka pasur edhe disa edicione me përmbajtje nacionaliste kundër shqiptarëve.