Petrit Vasili është betuar sot para Presidentit të Republikës Bujar Nishani, duke u bërë zyrtarisht ministër i Drejtësisë. Ai zëvendëson në këtë post Ylli Manjanin, i cili u shkarkua nga kryeministri Edi Rama.
Kuvendi miratoi dje me 76 vota pro dekretin e presidentit që emëronte Petrit Vasilin në postin e ministrit të ri të Drejtësisë.
Mësohet se në Presidencë ndodhet edhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi. Vasili zëvendësoi në këtë post Ylli Manjanin, i liruar nga detyra të hënën.
Dekreti i shkarkimit të Manjanit u miratua me 74 vota pro, 3 vota kundër dhe 1 abstenim. Gjithashtu u miratua edhe emërimi i nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama në Komisionin për Reformën Zgjedhore, vend që deri më tani e kishte mbajtur Vasili.
3 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)