Sot në qytetin e Gjakovës është varrosur Daorsa Spahija, studentja kosovare e cila ka humbur tragjikisht jetën në qytetin e Tetovës.
25-vjeçarja ishte studente e nivelit master në Tetovë, derisa ende mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes së saj.
Në ceremoninë e varrimit të saj kanë qenë të pranishëm një numër i madh i njerëzve.









