Tre ditë pasi u mbyt në ujërat e Lumit të Danubit në Vjenë të Austrisë, sot pas namazit të drekës është varrosur 22-vjeçari nga fshati Sllupçan i Likovës, Gëzim Asipi, shkruan koha.mk. Varrimi i Gëzimit u bë në varrezat e fshatit, ndërsa në lamtumirën e fundit ishin numër i madh i qytetarëve. Gëzimi, i cili prej disa muajve ishte me punë sezonale në Vjenë të Austrisë, ishte futur të dielën për tu freskuar në Lumin e Danubit, saktësisht në urën e njohur të Vjenës – “Georg Danzer”. Ishin dashur ekipe të mëdha shpëtimi dhe dhjetëra polumbarë për ta locuar trupin e 22-vjeçarit nga Sllupçani.
Data 27.10.2026
Aktuale
- Rreziqet e Inteligjencës Artificiale: Paralajmërimi i Anthropic për të Ardhmen e Njerëzimit
- Tragjedia e një fëmije: Djali 12-vjeçar i Arlinda Zekajt dërgohet në strehimore pas vrasjes së nënës
- Mickoski takon Albulena Haxhiun: Mund të kontribuojmë për stabilitet dhe integrim më të shpejtë evropian
- Tragjedia e Arlindës: Një histori që tronditi shoqërinë
- KAYO rrëmbeu godinën e News24 për të prodhuar armë, por fabrikën e çon në Rubik! Çfarë fshihet pas lëvizjes së kompanisë së Ron Yeffet dhe Arjeta Pucës?
- Gashi priti Haxhiun, në fokus bashkëpunimi parlamentar dhe integrimi evropian
- 25-vjeçarja denoncon se është sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë nga një 20-vjeçar në Reçicë të Vogël
- Arrestohet 69-vjeçari, i sekuestrohen pushkë gjahu, kurthe dhe 13 kilogramë mish kaprolli


