Kampioni i Maqedonisë, “Vardari” pësoi edhe një humbje bindëse në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
Vardari mbrëmë në Arenën Kombëtare “Filipi i Dytë” në Shkup humbi me rezultat prej 4:0 prej Real Sosiedadit.
Fitoren e ndeshjes spanjollët e përfunduan që në pjesën e parë në të cilën shënuan rezultat prej 3:0.
Katër prej gjashtë golave për Sosiedadin i arriti Vilian Zhoze (në minutën 34, 42, 55 dhe 59), pasi Mikel Ojarzabal në minutën e 12 ishte golashënues i golit të parë, ndërsa të fundin e shënoi De la Bela (90).
Ndërkaq, Skënderbeu ka barazuar me Partizanin e Beogradit, në një takim që vlente për fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
Pjesa e parë u karakterizua nga entuziazmi i korçarëve, por që nuk arritën t’i afrohen rrezikshëm portës së serbëve. Mundësinë më të mirë e pati Adeneji, por shpërdoroi në tentativën për të dribluar një kundërshtar.
Nga ana tjetër, lojtarët e Partizanit mbroheshin mirë dhe mundoheshin të dalin në kundërsulme të rrezikshme.
Në minutën e 53-të pati dy mundësi të mira për Skënderbeun, por korçarët nuk arritën të gjejnë rrjetën, me Soëe dhe Alitin. Në minutën e 66-të, Sabien Lilaj godet rrezikshëm nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
Lojtarët e Skënderbeut gjatë gjithë kohës u përpoqën që të shënonin, të nxitur edhe nga
mbështetja e jashtëzakonshme e tifozerisë, por në fund gjithçka u mbyll me barazim.
Pas kësaj ndeshjeje Skënderbeu ka 2 pikë në grupin B po aq sa Partizani i Beogradit, teksa grupi kryesohet me 7 pikë nga Dinamo Kiev që ndiqet nga Joung BoJs me 3 pikë.