Peter Vanhoutte, ndërmjetësuesi belg në Marrëveshjen e Përzhinos i ka kushtuar vëmendje Deklaratës politike të partive shqiptare në Maqedoni, e nënshkruar nga BDI-ja, Aleanca Shqiptare dhe Rilindje me Besë
Vanhoutte konsideron se shfaqja e një platforme të shqiptarëve ishte një zhvillim interesant dhe se Deklarata ka kuptim. Duke folur për këtë zhvillim, Vanhoutte konsideron se identiteti kombëtar në Maqedoni nuk njihet nga e tërë popullsia që jeton në këtë vend. Ai thotë se shumica duhet të bëjë çmos që të mbrojë interesat edhe të atyre komuniteteve që janë me numër më të pakët.
Ndërmjetësuesi belg i qaset çështjes së gjuhës shqipe duke cituar atë çfarë UNESCO thotë për gjuhën amtare, duke konsideruar se nuk është e tepërt të njihet gjuha shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në tërë territorin e vendit, duke mos patur frigë të federalizimit dhe ndarjes. Ai në këtë rast përmend parimin e subsidiaritetit që është i përfshirë në Traktatin për Unionin Evropian.
Çështjen e flamurit, himnit dhe stemës së shtetit, Vanhoutte e konsideron si një diskutim që ka kuptim dhe se kontributi i të gjithëve në këtë drejtim do të ishte një përfshirje e të gjithëve.
Për Vanhoutte, një rezolutë për krimet e vititi 1912-1956 paraqet një pikë fillimi dhe se është i nevojshëm një komision i posaçëm për të vërtetën në këtë periudhë. Analizën e plotë e gjeni këtu.
Data 21.03.2026
Aktuale
- Misajllovski: Gjendja e sigurisë është stabile, duhet të fokusohemi në pasojat ekonomike për shkak të luftës në Iran
- Ekstradimi i 2 kushërinjve të dënuar për vrasje në Itali, Policia del me njoftim zyrtar: Roma i kishte ndër 100 personat më të kërkuar! Operacioni i kapjes në kushte të vështira dhe…
- EMRAT+FOTO/ U ekstraduan drejt Italisë për vrasjen e vitit 1999, kush janë dy kushërinjtë dibranë! Ja dënimet që do vuajnë në Napoli dhe historia e krimit
- Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Dy të arrestuar dhe dy nën procedim, 700 mijë euro kokainë në një marrëveshje ‘biznesi’ dhe…
- Mexhiti: Paqja dhe solidariteti janë mesazhi i Fitër Bajramit
- Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur
- Voziste veturë nëpër shtegun për këmbësorë, gjobitet shoferja nga Shkupi
- Vrasja gjatë përleshjes për territoret e trafiqeve në Itali, arrestohen pas 27 vitesh kërkimi 2 kushërinjtë shqiptarë! Tirana ia dorëzon Romës, historia e krimit

