Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani tha se kur çdonjëri gazetar shkruan me përgjegjësi lajmin e tij, atëherë puna bëhet më e lehtë dhe ka më shumë profesionalizëm, shkruan Almakos.
Ndërsa, Ish-ndërmjetësuesi belg, Peter Vanhoutte, ka përmendur buxhetin si sfida më e madhe e qeverisë së re, përveç pajtimit politik ndërmjet bashkësive etnike, por edhe me OBRM-PDUKM-në.
Vanhoutte thotë se është i rëndësishëm zhvillimi ekonomik, reformat në media, shëndetësi, arsim, duke shtuar se Qeveria e re nuk mund të ndryshojë gjithçka për dy ditë.
Në fund, kritiku i ashpër dhe ironizuesi i pushtetit të Gruevskit, thotë se ka takuar shumë politikanë dhe se disa prej tyre sillen si fëmijë. Sipas tij, këta politikanë shkaktojnë dëme dhe kanë sjellje të papërgjegjshme./Almakos.com/