Përfundimisht, shumica e re parlamentare bëri atë që duhej ta bënte, në vijë me principet demokratike, kështu i ka komentuar ish ndërmjetësuesi i krizës në Maqedoni, Piter Vanhoutte.
“Fakti që VMRO nxiti dhunën në Kuvend, dëshmon se ata janë kundër funksionimit normal demokratik. Nuk do të thotë se nëse je partia më e madhe, ti mund të qeverisësh me vendin. Vetëm një shumicë parlamentare mund ta bëjë këtë”, ka shkruar Vanhoutte.
Ai uroi përzgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeparlamentar, ndërsa thotë se shumica e re duhet të ndërmerr investigime serioze për mungesën e sigurisë në Kuvend në një moment kaq kritik.