16 May
Kryetari i Gjykatës supreme, Jovo Vangelovski refuzon t’u përgjigjet pyetjve lidhur me heqjen e paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan. Tashmë po bëhet praktikë e Vangelovskit që ai të sqarojë se cila lëndë dhe cila ngjarje lidhur me gjykatën më të lartë në vend duhet të jenë lëndë interesimi për mediat. Të gjitha dilemat rreth vendimit kontravers mbeten mureve të gjyqit. Nga kumbari i ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski nuk ka përgjigjes se mos ndoshta ka pasur presione partiake që Koçan me çdo kusht të lirohet nga paraburgimi.
A kishte presione që të merrni vendim të këtillë, mos vallë u ka lajmëruar dikush, ndoshta nga VMRO-ja për të intervenuar?Ndaj kësaj pyetje që ashiqare është shumë tendencioze dhe jashtë temës, refuzoj t’i përgjigjem – u përgjigj Jovo Vangelovski, kryetarë i Gjykatës Penale.
Vangellovski në interesimin e gazetarëve rreth vendimit kontestues të Supremes, sheh përpjekje për rrënimin e konceptit të organizimit të ngjarjeve nga Gjykata.
Nuk shoh arsye, tani në këtë moment që ta rrënoni konceptin e asaj që është lëndë e punës së seancës së përgjithshme. A u rrënua koncepti i gjyqësorit me vendimin për Koçanin? Unë sërish ju them se në këtë moment, tani, nuk do u përgjigjem pyetjeve që nuk kanë të bëjnë me seancën e përgjithshme – tha Jovo Vangelovski.
Përgjigje nuk ka as për atë nëse Vangellovski ka bërë shkelje të detyrës zyrtare me vendimin për heqjen e masës së paraburgimit për pronarin e kompanisë Transmet.
Unë sërish ju them se nuk do ta merrni atë përgjigje – u përgjigj përsëri ai.
Vangellovski rreth çështjes Koçan paralajmëroi brifing për gazetarët të cilën e bojkotuan një pjesë e madhe e mediave. Kërkuan që Vangellovski të flasë para kamerave.
Pra ju ikni nga kamerat? Jo, nuk ik nga kamerat. Epo flisni para kamerave e jo anësh? Unë ju thashë arsyen, kur do bëjmë pres-konferencë do ketë deklarata para kamerave – përfundoi Vangelovski
Vangellovski deri te vendimi për heqjen e paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan të akuzuar nga Specialja, erdhi përmes disa ndërrimeve të gjykatësve në Këshillin e Supremes të cilët vendosin për këtë. Ai nga këshilli largoi gjykatës që nuk ishin të pëlqyeshëm për të. Vendosi gjykatës të ri me të cilët siguroi tre vota PËR, që ishin të mjaftueshme që Sead Koçan të kthehet nga “udhëtimi” zyrtarë 60 ditorë. Ndryshe, një pjesë e mediave transmetuan se Koçan është operuar për shkak të problemeve me zemrën.
Bojan Stojanovski

