10 April
Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski publikisht u ankua se Prokuroria Speciale nuk bashkëpunon me këtë Gjykatë. Katër ditë më parë kanë dërguar kërkesë për informatë pranë ekipit të Janevës, por përgjigje ende nuk kanë marrë. Kërkesa ka qenë me karakter urgjent, por nga Gjykata më e lartë nuk zbulojnë se çfarë saktë duhet t’u përgjigjet Specialja.
Prokuroria refuzon qartë të veprojë sipas kërkesës së Gjykatës Supreme, me çka ndikon në prolongimin e procedurës urgjente që zhvillohet pranë Supremes – thuhet në kumtesën e Gjykatës Supreme.
Reaguan nga PSP-ja. Informatën që e ka kërkuar Gjykata Supreme ka qenë për largimin e gjykatësit Jovo Vangelovski për lëndën “Trust”
Sipas ligjit për procedurë penale, në procedurën për largimin e gjykatësit, veprim obligues është marrja e deklaratës nga gjykatësi. Duke pasur parasysh se informata e kërkuar mund të merret nga vetë gjykatësi për të cilin është kërkuar largimi, kjo Prokurori Publike nuk do të sigurojë përgjigje që mos të ndikohet në epilogun e procedurës – thuhet nga PSP-ja.
Nesër në seancë të përgjithshme do të shqyrtohet edhe kërkesa e Speciales për largimin e kryetarit të Gjykatës më të Lartë, Jovo Vangelovski për të vendosur lidhur me paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan. Katica Janeva dyshon se kryetari i ri i Supremes do të jetë i anshëm. Në mënyrë plotësuese, prokuroria speciale thekson se Vangelovski është pjesë e bombave të LSDM-së, bisedë që ai vetë e konfirmoi e që zhvillohet mes tij dhe ish ministrit të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski për rastin Global. Para 10 ditëve, Prokuroria e Marko Zvërlevskit dorëzoi kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë me të cilën nga paraburgimi duhet ta shpëtojë biznesmenin Koçan. Kërkesa për shfuqizimin e paraburgimit e befasoi Specialen. Janeva e tërhoqi këtë dokument të dorëzuar nga Prokuroria e rregullt me arsyetimin se kompetencën e vetme për rastet që dalin nga përgjimet e ka Specialja. Ndryshe Sead Koçan është në arrati më shumë se një muaj. Policia e kërkon atë me fletarrest ndërkombëtar. I njëjti dyshohet se me dokumentacion të rremë ka marrë tender nga shteti për gërmim në REK Bitola në vlerë prej mbi 17 milion euro.
Bojan Stojanovski