Seanca e përgjithshme e Gjykatës Supreme u shndërrua në grindje mes gazetarëve dhe kryetarit të Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski i cili refuzonte të komentojë vendimin për shfuqizimin e paraburgimit të biznesmenit Sead Koçan. Vangellovski me ngulm refuzonte të komentojë nëse vendimi i tij është i dirigjuar politikishit duke i quajtur pyetjet e gazetarëve si tendencioze.
“A e keni keqpërdorur pozitën zyrtare, pasi kishte komente të tilla nga ekspertët.
Ua them të njëjtën. Nuk do të merrni përgjigje.
Përse mbyllje të tillë?
Nuk jam i mbyllur për gazetarët… Mendoj se jeni të njoftuar se pas kësaj është organizuar brifing me gazetarët”
Na duhet deklarata në kamerë kryetar, prandaj insistojmë. A ka vendim të këshillit penal…
Gjithçka që është e lidhur me lëndë konkrete do të flitet në ndonjë rast tjetër. Edhe atë sot.
Domethënë ikni nga kamerat. Ja flisni para kamerave e jo anash.
Jo, nuk ik nga kamerat, as nga gazetarët. Ua thash arsyet. Kur të bëjmë konferencë do të keni deklarata në kamerë. Nuk iki prej kamerave e as gazetarëve. Jam i hapur të jap deklarata për gjithçka”
Në mënyrë demonstrative për shkak të refuzimit të Vangellovskit të përgjigjet para kamerave, gazetarët bojkotuan brifingun që e thirri kryetari pas mbledhjes.
Ferikan Iljazi /SHENJA/

