Gjykatësit suprem refuzuan kërkesën e Katica Janevës për ta hequr nga trupi gjykues Jovo Vangellovskin, kështu që Vangellovski do të jetë një prej gjykatësve që do të vendosin nëse Sead Koçan do të shkojë ose jo në paraburgim.
Edhe pse në fund të marsit Janeva kërkoi largimin e Vangellovskit për shkak të lidhshmërive me bombat e publikuara të opozitës, një kerkesë e tillë u refuza dhe Vangellovski do të mbetet në pozicionin e tij.
Ndërkohë që zhvillohej mbledhja e përgjithshme e gjykatësve të supremes, kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski lëshoi kumtesë në të cilën kritikoi Prokurorinë Speciale për publikimin e informatës të cilën dje e kërkonte ai në mënyrë urgjente për paraburgimin e Sead Koçanit.
Duke aluduar në kërkesën e Speaciales për largimin e Vangellovskit nga lënda e Koçanit, në mënyrë ironike Vangellovski thotë se Gjykata Supreme i merr vendimet në mënyrë të pavarur pa ndihmë nga këshilltarë ose informatorë, siç është praktikë e PSP-së.
Kryetari i Supremes Jovo Vangellovski kohë më parë pranoi publikisht se zëri në bombën e publikuar është i tij, se inicizimi është autentik, por i pyetur për kumbarinë me kryesuesin e Kuvendit Trajko Veljanovski në mënyrë ironike u përgjigj se nuk është me rëndësi kumbaria por profesionalizmi.
Gjykatësit suprem sot shqyrtuan edhe 17 ankesat e gjykatësve nga Gjykata Themelore Shkupi 1 të cilët shprehën paknaqësinë për risistemimin e tyre në reparte më të ulëta se ku kanë qenë më parë. Risistemimin e bëri ushtruesi i detyrës kryetar i Gjykatës Themelore, Stojançe Ribarev.
Disa prej ankesave janë refuzuar, ndërsa disa të tjera ende po shqyrtohen. Temë bisede e gjykatësve të supremes ishte edhe fakti nëse bisedat e përgjuara telefonike që i publikoi opozita duhet të përdoren në si prova në procedurë penale.